Memli ​Krasniqi e quan Albin Kurtin kujdestar

Memli ​Krasniqi e quan Albin Kurtin kujdestar

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi e ka cilësuar joserioze propozimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për formimin e delegacionit në dialogun Kosovë-Serbi.

Krasniqi pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se shefi i ekzekutivit në detyrë nuk ka të drejtë të merret me gjëra të tilla, pasi sipas tij ai është shkarkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi: Kryeministri tashmë është krejtësisht joserioz

“Kryeministri tashmë është krejtësisht jo serioz. Kryeministër e ka emrin por ai është vetëm një kujdestar i qeverisë, derisa të bëhet një qeveri ku e ka një kryeministër të vërtetë. Kryeministër i vërtetë është ai që e ka besimin e së paku shumicës prej 61 deputetëve. Ky nuk e ka. Si i tillë nuk ka të drejtë, por as përgjegjësi me u marrë me gjëra të tilla”, tha ai.

I pyetur për bashkëpunimin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, deputeti opozitar tha se ata do të qëndrojnë në opozitë.

Krasniqi: Nuk mendoj që vlejnë të komentohen në këtë fazë

“Nuk mendoj që vlejnë të komentohen në këtë fazë. Qeveria cilado që formohet ne nëse punojnë mbarë i urojmë derisa ne si opozitë do të jemi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Krasnqi.