Memli Krasniqi “godet” udhëheqësit e LDK-së, përmend Rugovën e Hazirin

Memli Krasniqi “godet” udhëheqësit e LDK-së, përmend Rugovën e Hazirin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se “pothuajse të gjithë” ushëheqësit e LDK-së kanë aktakuza ose kallëzime penale të ngritura kundër tyre.

Në një intervistë në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, Krasniqi ka deklaruar se korrupsionin nuk mund ta luftojë Isa Mustafa, për të cilin, Krasniqi ka thënë se “nuk ka bërë asgjë gjatë kohës sa ka udhëhequr me Prishtinën dhe qeverinë”.

“Paria e LDK-së, që janë kryetarë komunash, gati krejt janë me aktakuza dhe gati krejt janë me kallëzime penale. Apo kuptoni? Janë paria e parë, janë stafi i parë”, ka thënë Krasniqi. “Haki Rugova ka aktakuzë, ndërkaq edhe Lutfi Haziri ka pasur aktakuzë”.

Ai ka thënë se vetëm PDK-ja mund ta luftojë korrupsionin. /Insajderi.com