brenda katër " />

Memli Krasniqi komenton deklaratën e Kelmendit për bujqësi

Memli Krasniqi komenton deklaratën e Kelmendit për bujqësi

Një orë pasi zëvendëskryeministri i sapo ardhur në këtë detyrë, biznesmeni Ramiz Kelmendi tha se brenda katër muajve do të zhvillojë sektorin e bujqësisë, madje duke thënë se “nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë”, ministri i Bujqësisë, Memli Kransiqi ka komentuar për këtë deklaratë.

Sipas tij, në vitet e fundit ka pasur rritje të investimeve në bujqësi.

“Falë këtyre investimeve ne arrijmë që të mbulojmë nevojat e konsumit për shumë prodhime dhe për shumë tjera jemi në rrugë të mirë”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Ai ka potencuar faktin se ka nevojë për shumë më shumë investime dhe se kjo ka qenë gjithmonë prioritet i ministrisë që ai e drejton.

“Krejt kjo me qëllim që të rritet sipërfaqja e tokës së punuar dhe të hapen fabrika e linja të reja të përpunimit të produkteve bujqësore”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se në dy vitet e fundit ka pasur lajme të mira për bujqësinë pasi ka pasur rënie të importit.

“Jo aq sa kemi dëshirë ne, por tregojnë për hapa pozitiv. Veçanërisht vërehet një rënie e importit të produkteve bujqësore gjatë këtij viti dhe kjo është rezultat direkt i investimeve të qeverisë. Ne jemi pajtuar tashmë që edhe në vitin e ardhshëm të ketë një avancim sa i përket bujqësisë”, ka thënë Krasniqi, për Insajderin.

E zëvendëskryeministri Kelmendi nuk është ndalur me kaq. Ai ka folur edhe për industrinë e tekstilit. Ka thënë se ka ide “nuk i ka asnjë shtet në rajon”. Por nuk ka treguar se cilat janë këto ide./Insajderi.com