
Ramiz Lladrovci do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Dega e PDK-së në Drenas kishte mospajtime në lidhje me kandidaturën e Lladrovcit, madje ka pasur edhe kandidatura të vetëshpallura.
“Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat i PDK-së për kryetar të ardhshëm, Ramiz Lladrovci, jo veç që është alternativë, por edhe lokomotivë e zhvillimit që na pret”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi shtoi se “PDK e Drenasi kanë rrugëtuar vazhdimisht bashkë”.
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje nacionale apo lokale në Drenas. /Insajderi.com