Menaxhaimi i Pandemisë: Vitia sot raporton para Komisionit për Shëndetësi

Menaxhaimi i Pandemisë: Vitia sot raporton para Komisionit për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të raportojë të martën nga ora 09:00 në Komisionin për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës – në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ditëve të fundit janë ulur dukshëm infeksionet dhe vdekjet si pasojë e pandemisë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të martën regjistroi pesë raste të reja. Viktima të reja nuk kishte, sipas raportit njëzetekatër orësh.

Pos situatës epidemiologjike, Vitia do të raportojë edhe për marrëveshjen e arritur me kompaninë e vakisnave “Pfizer”.

Qeveria, javën e kaluar njoftoi se deri në fund të vitit do të arrijnë mbi një milionë e 200 mijë vaksina.

Sipas funksionarëve të shtetit deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e popullsisë.

Deri tash janë vaksinuar mbi tre përqind e popullatës apo 64.776 persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Por, Kosova ka ende në dispozicion – vaksina nga donatorët, pasi ka pranuar mbi 178 mijë sosh.

Opozita ka qenë kritike ndaj Qeverisë, që sipas tyre “vaksinat janë vonuar”.

Por, arsyetimi i ekzekutivit ka qenë se “nuk duan vaksina ruse e kinez”. /Insajderi.com