Menaxhimi i Pandemisë: Hoti e Zemaj bisedojnë sot me kryetarët e komunave

Menaxhimi i Pandemisë: Hoti e Zemaj bisedojnë sot me kryetarët e komunave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta zhvillojnë një takim me kryetarët e komunave.

Diskutimi do të zhvillohet rreth situatës me COVID-19 dhe të gjitha çështjeve që lidhen me menaxhimin e pandemisë.

Sazan Ibrahimi, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, i tha Insajderi-t se takimi do të fillojë pas orës 14:00.

Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit publik i ka ndarë komunat në ato me rrezikshmëri të lartë (mbi 150 të infektuar brenda javës), rrezikshmëri të mesëm (76 deri 150 të infektuar brenda javës) dhe të ulët (deri në 75 të infektuar brenda javës). /Insajderi.com