Kriza ekonomike pas pandemisë është sfidë e madhe për mekanizmat e Kosovës, Kosova përpos krizës ekonomike po përballet me tensione politike që shpesh debati orientohet tek kundërshimet politike sesa tek problemet reale ekonomike.
Kosova është përballur si çdo vend në botë më pandeminë e Covid-19 ku pos vdekjeve ka shkaktuar stagnim të ekonomisë në përgjithësi.
Kështuqë Kosova detyrohet domosdoshmërisht të reagojë kundrejt sfidave që e presin nga kriza eventuale që mund të shkaktohet si rezultat i falimentimit të shumë bizneseve.
Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka deklaruar se deri në fund të muajit maj të hyrat totale kanë qenë për rreth 128 milionë më pak sesa që ishin planifikuar në buxhetin 2020, duke shënuar kështu rënie vjetore prej 14.5 për qind.
Në Kuvendin e Kosovës ka akuza të deputetëve të PDK-së ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke pretenduar që kanë dhuruar 10 milionë euro për aktivistët e VV-së secilit nga 180 euro gjatë pandemisë.
Pako fiskale emergjente dhe pako për rimëkëmbje ekonomike janë dy mekanizmat që shteti i Kosovës i ka në dispozcion për ta përballuar situatën e krijuar.
Poashtu nga MInistria e Shendetësisë thonë që ka mungesa thelbësore të testeve.
Qeveria Kurti u rrëuza me mocion mosbesimi nga shumica parlamnetare gjatë kohës sa shumica e qytetarëve ishin në karantinë nga masat e rrepta mbrojtëse të ndërmarrura nga Qeverisa. /insajderi/