Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut Menduh Thaci ka shprehur urimet e tij pas zgjedhjes së Albin Kurti" />

Menduh Thaçi uron Albin Kurtin

Menduh Thaçi uron Albin Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut Menduh Thaci ka shprehur urimet e tij pas zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës,njofton Insajderi.

“I nderuari kryeministër Albin Kurti,zgjedhja juaj si kryeministër dëshmoi edhe njëherë se Republika e Kosovës ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike, andaj në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare ju urojmë suksese në detyrën e re.Shprehim bindje se me zgjedhjen tuaj në këtë detyrë padyshim do të kontribuoni në avancimin e standardeve demokratike të shtetit të Kosovës drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Njëkohësisht, popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie ekonomike” thuhet në telegram urimit.

Albin Kurti ka arritur që me 67 vota pro në Kuvendin e Kosovës ta marrë timonin e ekzekutivit.

Në të njëjtën ditë u betuan deputetët, ishte votuar kryeparlamentarit dhe nënkryetarët e Kuvendit e krejt në fund u votua kryeministri bashkë me përbërjen qeveritare. /Insajderi.com