Mërgata kosovare dhe zgjedhjet

Mërgata kosovare dhe zgjedhjet

Më se 32 mijë shtetasve të Kosovës që jetojnë e punojnë jashtë vendit nga më shumë se 40 mijë u është njohur e drejta për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit. Por, cila është kjo mergatë e përbërë nga më se 800 mijë njerëz?

Historia

Mërgata shqiptare e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore ishte mërgatë ekonomike, kryesisht e punësuar përmes byrove të punësimit në Kosovë e Maqedoni që punonin përkohësisht në botën e jashtme, pra ishin gastarbaiterë. Ata një herë në vit vinin në Kosovë, në Jugosllavinë moniste që nuk e pranonte mendimin politik ndryshe, prandaj aktiviteti i tyre politik ishte ilegal dhe tepër i kufizuar pasi ndëshkoheshin ata dhe familjet e tyre në Kosovë.

Fillimisht mërgata shqiptare nga Kosova që kishte orientime djathtiste e properendimore ishte e pakët në numër dhe e kufizuar kryesisht në Belgjikë e në Britaninë e Madhe ku bashkepunonin me mergaten antikomuniste nga Shqipëria. Një mergatë krejt antikomuniste ishte tashmë e konsoliduar në SHBA. Organizimet e tjera që u themeluan në fund të viteve ’70 e përgjatë viteve ’80 ishin organizime me orientime të deklaruara marksiste që buronin nga grupet ilegale të Kosovës që regjimin e Enver Hoxhës, jo që e mveshtesnin ideologjikisht por më shumë e shihnin si mbështetje për realizimim e aspiratavve për shkeputje nga Jugosllavia ose për subjektivitet juridik brenda saj. Kjo mergatë me orientime të tilla nuk arriti të fitonte simpatinë e mjaftueshme perëndimore për shkak të orientimit të deklaruar ideologjik.

Në vitet ’90 situata në Jugosllavi ndryshoi në mënyrë rapide dhe në Kosovë u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës e cila u shtri dhe u strukturua edhe te mergata e vjeter dhe ajo në krijim kryesisht në Gjermani e Zvicër.

Gjatë viteve ’90 kur gjithçka në Kosovë ishte e paralizuar, ishte mergata ajo që praktikisht i mbajti gjallë shqiptarët e Kosovës tashmë pa burime jetese. Kjo mbështjetje u ritheksua dhe u rikonfirmua gjatë luftës dhe vashdon edhe në ditet e sotme, natyrisht në pajtim me nevojat e kosovarëve rezidentë.

Çlirimi i Kosovës dhe brezi i dytë i mergimtarëve

Është fakt i pamhoueshëm se Kosova nuk do të çlirohej ose nuk do të mund të organizohej lufta çlirimtare, pa mbështetjen financiare dhe njerëzore direkte të mergates sonë.

Pas çlirimit Kosova nisi të zhvillohej dhe një pjesë jona u sistemua deri në masën sa të mos kishim nevojë të mbeteshim barrë për mergaten. Në këtë situata mergimtaret nisën të mendojnë për integrimin social e ekonomik e diku-diku edhe kukturor e politik në vendet ku jetonin. Mergata kështu u demobilizua në raport me Kosovën pasi vendi më nuk ishte në rrezik, vendi të cilin mergata e kishte rindërtuar dhe rimëkëmbur, në të vërtetë.

Kjo krijoi njëfarë guximi të shqiptarëve të Kosovës për të nxjerrë stereotipet për mergimtarët si shaca, si të paintegruar etj. E, srereotipet janë të zakonshme dhe normale për shoqeritë në stade të këtilla të zhvillimit.

Brezi i dytë e i tretë i mërgimtareve, ata që kishin shkuar si fëmijë dhe ata që lindnin jashtë Kosovës po integroheshin direkt në shoqëritë e atjeshme. Si rezultat përfaqesues kemi Rita Orën, e në një masë Dua Lipën. Pastaj brezin e repereve si Azeti në Gjermani, Unikatili në Amerikë etj. Kur isha verës në Berlin, në baret në Alexanderplatz të shumtën e kohës lëshohej muzikë e reperëve shqiptarë (Besoj që po e kuptoni që kengetaret tallavaxhinj (jo si tallava por si muzike me vlera të dyshimta që s’dalin përtej ambienteve anadollake të Kosovës dhe diskotekave shqiptare në Zvicer) pasi nuk i shoh as të integruar as me vlera).

Pastaj mërgata na dha një brez futbollistësh që mbajtën kombetare si Zvicra, Shqipëria e Kosova, hendbolliste si Albana Arifi etj.

Tash kemi një mërgate relativisht të integruar që si e tillë jo vetëm që kultivon lidhje nacionale me Kosovën por edhe është infuzion për kulturën, sportin e shkencën. Mërgimtaret tash janë pjesë e diskutimeve publike në Kosovë, me cka një pjesë e tyre kanë mbjellë kulture debati dhe janë bashkë me studentet tanë jashtë janë shndërruar në dritaren tonë të komunikimit me botën.

Ky kontribut është i paanashkalueshëm.

Politika dhe investimet

Përderisa një pjesë e mërgimtarëve tanë janë pjesë e jetës politike, kulturore e biznesore të vendeve mikpritëse, ata kanë shfaqur ambicie për përfshirje politike edhe në Kosovë. Fatkeqësisht nuk e kemi pasur këtë mërgate menjëherë pas lufte që të na ndihmonte për tejkalimin më të shpejtë të tranzicionit. Pra, nuk e kishim atë mërgaten politike që e patën Çekia, Sllovakia, Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia.

Por, angazhimi tashmë është i mirëseardhur pasi sasia e remitencës në Kosovë shkon afër një miliardi dhe kjo është sa gjysma e buxhetit të Kosovës. Mirëpo, këto remitenta janë të orientuara qoftë në ndihma për pjesët e familjeve të tyre në Kosovë, qoftë në rindërtimin e Kosovës apo në shpenzimet që mërgimtarët i bëjnë gjatë verës kryesisht. Ende mungojnë investimet serioze. Mund të ketë investime kryesisht në biznese të vogla familjare e rrallë në biznese të mesme e aspak në të medha. Ndoshta faji është te ne, por mungesa e investimeve në veprimtari prodhuese është fakt i pamohueshëm. Kapitali (edhe i bashkuar) duhet të investohet ndërsa detyrë e institucioneve është sifurimi i ambientit të përshtatshëm për tërheqjen e këtyre investimeve. Për këtë arsye mërgata duhet të jetë e përfshirë në jetën politike të Kosovës edhe për të siguruar investime edhe për të ndihmuar për sigurimin e ambientit të sigurt duke sjellë ide e përvoja perendimore.

Kjo mund të bëhet duke caktuar një kuotë të përfshirjes së mërgimtarëve në listat e deputetëve për shembull, një praktikë që tashmë ka nisur.

A duhet të kenë frikë partitë politike nga kjo përfshirje? Sigurisht se jo. Spektri i djathtë politik i Kosovës ka arsye të jetë i shqetësuar pasi nuk ka bërë mjaft për tërheqjen e investimeve. Për këtë arsye ka një numër më të madh të mbeshtetësve të LVV që votojnë nga jashtë dhe për faktin se ata janë punëtorë dhe rrjedhimisht kanë orientim të majtë në shumicë.

Prandaj ne duhet të mësohemi të jetojmë me stereotipet për njeri-tjetrin dhe t’i pranojme faktet: mërgata na ka mbajtur gjallë nja 20 vjet se paku, mërgata e ka ndihmuar luftën çlirimtare, mërgata ka ndryshuar në aspektin cilësor, por mergata nuk ka bërë investime substanciale në veprimtaritë prodhuese. Kjo nuk i bënë të mirë a të këqij as ata as ne në Kosovë: këto fakte mund dhe duhen shfrytëzuar për ecje përpara.