Maqedoni e Veriut: Mërgimtarë në Zvicër më shumë të interesuar për t’u regjistruar

Maqedoni e Veriut: Mërgimtarë në Zvicër më shumë të interesuar për t’u regjistruar

Interesim më i madh i mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia e veriut për t’u vetëregjistruar, është vërejtur në Zvicër, ndërkaq, interesimi më i ulët është në Kanada.

Kështu bëri me dije ministri i Punëve të Jashtme i RVM-së Bujar Osmani, i cili tregoi se numri i të regjistruarve ka kaluar mbi 60 000. Ndërsa sot siç shtoi përfundon regjistrimi i diplomatëve dhe familjarëve të tyre në diasporë.Ministri Osmani nuk beson se regjistrimi mund të rrezikoj shëndetin e qytetarëve.

Ai tha se Enti Shtetëror i Statistikave do të punoj në pajtim me protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe se vendi i tyre ka përvojë në funksionim institucional në kohë pandemie, duke përmendur zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik.Mbeten edhe 35 ditë për mërgimtarët që të mund të vetëregjistrohen.

Por, regjistrimi mund të bëhet edhe në periudhën nga nga 1 deri 21 prill kur dhe realizohet të realizohet regjistrimi në vendin fqinj. Qytetarët të cilët janë në Maqedoninë e veriut të mund t’i regjistrojnë edhe mërgimtarët nëse e kanë numrin e tyre amë.

Për interesimin e ulët të vetëregjistrimit të qytetarëve, Osmani tha se ka shumë arsye, ndër to tha se janë distanca dhe shkalla e informimit. Prandaj bëri thirrje që sa më shumë mërgimtarët të kyçen në këtë proces. Përndryshe sot është dita e 15 e regjistrimit të fazës së parë. /Insajderi.com