
Në Kosovë arritën, por udhëtimi nga Zvicra për në vendlindje nuk ishte i lehtë për Nazmije Jasharin dhe të bijën e saj.
Të dyjave, iu desh të qëndrojnë për 4 orë në aeroportin e Bazelit, dhe më pas të shpenzojnë para shtesë, pasi që biletat e tyre dolën të jenë të rreme, njofton Klan Kosova.
Biletat ato i blenë nëpërmjet internetit dhe atë nga një agjenci, pronari i së cilës u prezantua si shqiptar.
Nazmija ka treguar se si janë mashtruar nga një kinse agjenci, derisa ka takuar edhe persona të tjerë që janë mashtruar.
Një agjenci e ngjashme “Kosova Air” gjendet edhe në Ferizaj, por nuk ka asnjë filial në Gjermani, kurse ka njoftuar autoritetet për këto raste.
Edhe Ministria e Infrastrukturës së Kosovës është e njoftuar për këto raste.