Ditët e pushimit janë drejt fundit për bashkatdhetarët të cilët edhe këtë vit zgjodhën Kosovën për të kaluar disa javë.

Mërgimtarët presin nga 6 orë në Merdare

Mërgimtarët presin nga 6 orë në Merdare

Ditët e pushimit janë drejt fundit për bashkatdhetarët të cilët edhe këtë vit zgjodhën Kosovën për të kaluar disa javë.

 Shumë prej tyre tashmë kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë dhe kjo vihet re në daljet e pikëkalimeve kufitare të vendit.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdare, qytetarët duhet të presin deri në 6 orë. E kolona thuhet të jetë deri në 1 kilometër.

Përpos Merdares, një tjetër pikë kalimi ku ka pritje të gjata është në Muçibabë ku kolona me makina është deri në 150 metra, ndërsa pritjet deri në 1 orë e gjysmë.

Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa në Jarinje sipas QKMK-së, pritjet nuk e kalojnë më shumë se 25 minuta.