Në muajin korrik dhe gusht, në Zvicër janë shtuar kërkesat për riatdhesim e të infektuarve me Coronavirus.
Sipas Radio Televizionit Zviceran, në total, qendra e thirrjeve urgjente Medicall organizoi 110 riatdhesime, përfshirë 23 nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Nga këto 23 riatdhesime, 18 kishin të bënin me pacientë me Coronavirusit
Sipas këtij medium, pacientët e infektuar përbëjnë 50% të riatdhesimeve në dy muajt e fundit, tha Medicall, duke konfirmuar informacionin e botuar nga shtypi gjerman. Pacientët e kujdesit kritik përbënin një total prej 43%.
Kërkesat për kthim Medicall po i shqyrton në detaje. Një ekip mjekësh vlerësojnë gjendjen e pacientit sipas standardit zviceran, para se të vendoset për procedurën e kthimit në Zvicër./Insajderi.com