
Kancelarja, Angela Mekrel, ka thënë se Gjermania do të jap 3 milionë doza vaksinash anti-COVID-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Dhe kjo sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha Merkel gazetarëve pas një konference virtuale.
Ajo, gjithashtu theksoi se të ardhmen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e sheh në Bashkimin Evropian.
“Është interes i BE-së ta çojë procesin përpara”, ka deklaruar Merkel.
Merkel, përmendi rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor pë BE-në.
Në një kohë kur çdo ditë e më shumë po rriten zërat për rritjen e ndikimit rus e kinez në rajon. /Insajderi.com