Avdullah Hoti ka pranuar një letër të rëndësishme. Ajo vjen nga aleati kryesor i Kosovës në Bashkimin Evropian. Në letër urohet sukses, por edhe kërkohet fokusim në sfidat e mëdha që e presin Kosovën.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka shkruar letër kryeministrit të sapo-zgjedhur të Kosovës, Avdullah Hoti, duke i thënë se sfida të mëdha e presin qeverinë e tij.
Merkel përmend ballafaqimin me pandeminë, reformat kushtetuese dhe dialogun me Serbinë.
“Keni sfida të mëdha para jush dhe Qeverisë suaj, sidomos përballja me pandeminë Covid-19, reformat kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën e Merkel.
“Qeveria federale e Gjermanisë mbetet e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj”.
Në letrën e Merkel thuhet edhe se ajo është e gatshme dhe mezi po pret të punojë me qeverinë e re kosovare, derisa Hotit i ka uruar sukses në detyrat që e presin./Insajderi.com