Merkel – liderëve të rajonit: E pamundur të vizitoja secilin vend

Merkel – liderëve të rajonit: E pamundur të vizitoja secilin vend

Teksa përshëndeti të gjithë liderët e rajonit të cilët ishin të pranishëm në Tiranë, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tregoi arsyet e saj pse nuk mundi të vizitonte të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Insajderi.com.

Teksa grushtoi duart në shenjë përshëndetjeje me të gjithë krerët institucionalë që ishin të pranishëm në këtë vizitë, Merkel tha se dëshira e saj ishte të vizitonte të gjitha vendet, por koha e saj nuk i premtonte pasi që nevojiteshin katër apo pesë ditë për këtë.

Kështu u shpreh ajo para krerëve të qeverive të Kosovës, Bosnjë dhe Herzegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Takimi po mbahet në Tirana Business Park investimi më i ri gjerman në Shqipëri.

Sipas burimeve zyrtare të DW në fokus të vizitës së kancelares Merkel në Tiranë do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në mbyllje të vizitës disaorëshe në Tiranë kancelarja gjermane Merkel do të japë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama. /Insajderi.com