Po mbahet samiti virtual për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin virtual që po zhvillohet për të trajtuar temën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur mbrapa saj flamurin e Republikë së Kosovës.
Kjo ndodhi para syve të presidentit serb, Aleksander Vuçiq në një diskutim të virtual.
Raportohet se ka pasur një bisedë shumë të vështirë, pasi insistimet e Kosovës dhe Serbisë janë të vijave të kundërta.
Ky takim vjen disa ditë pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron është takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. /Insajderi.com/