Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po konsiderohet si “ndërtuesi i urës” për dialogim ndërmjet Turqisë e Greqisë – për këtë ai u përgëzua edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja, ka inkurajuar kreun e ekzekutivit shqiptar që të bashkojë rreth një tavoline presidentin turk, Recep Tayp Erdogan e kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, raporton Blid, transmeton Insajderi.
Ishujt në Detin Egje janë bërë “sherr” i një mospajtimi të gjatë greko-turk, që gjatë vitit 2020 u përshkallëzua deri në indikacione të qarta për konfrontim të mundshëm ushtarak.
Rama i cili erdhi në Tiranë nga Stambolli me shumë marrëveshje me Turqinë, ka filluar një inciativë të tillë për të minimizuar kontekstin e dy vendeve anëtare të NATO-s.
Shpesh herë diskursi diplomatik i dy shteteve kishte eskaluar në deklarata që më pastaj mbulonin ishujt në Detin Egje me anije luftarake. /Insajderi.com