Merr flakë një kombi që bënte transportin e parave

Merr flakë një kombi që bënte transportin e parave

Ka marrë flakë një kombi i kompanisë “Besa Security” e cila merret me transportimin e parave.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër hyrje-daljës Malishevë, njofton Insajderi.

Sipas raportit policor një automjet të mërkurën është kapluar nga zjarri, për të cilën nuk dihen ende shkaqet që e sollën flakën.

“Sot rreth orës 12:00 në autostradën “Ibrahim Rugova” afër hyrje-daljes Malishevë është pranuar informata se një automjet është kapluar nga zjarri. Njesitet përkatse i’u kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarr veprimet e nevojshme”.

Njesitë përkatëse i’u kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë për ekzaminimin e ngjarjes. /Insajderi.com