Merr flakë një veturë në Gjilan

Merr flakë një veturë në Gjilan

Një veturë teksa ishte duke lëvizur ka marrë flakë, të premten rreth orës 11:00.

Ngjarja ka ndodhur në Malishevë të Gjilanit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Zjarri është lokalizu nga zjarrfikësit. Vetura që ka marrë flakë aksidentalisht është Golf II me targa 06, e njëjta si pasojë e zjarrit është shkatërruar e tëra”, ka thënë ai.

Pos dëmeve materiale, nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Policia e Kosovës po vazhdon të hetojë rastin. /Insajderi.com