Merr fund afati i presidentit Hashim Thaçi për Albin Kurtin

Merr fund afati i presidentit Hashim Thaçi për Albin Kurtin

Ka përfunduar afati 48-orësh i presidentit Hashim Thaçi për Albin Kurtin lidhur me nominimin e kandidatit për kryeministër.

Të hënën Presidenti Hashim Thaçi e ka pritur në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për t’u konsultuar rreth mandatimit të kandidatit për kryeministër.

Në këtë takim pak minutash, ndër të tjera Thaçi i ka dhënë Kurtit një afat 48 orësh që subjekti i tij ta dërgojë emrin e mandatarit në Presidencë.

Ky afat tashmë ka kaluar dhe nuk ka pasur ndonjë deklarim të ri të Thaçit, ndonëse dje Arbëria Nagavci nga VV ka thënë se “emrin e mandatarit te Presidenti do ta dërgojmë në ditët në vijim”.

Në anën tjetër Vetëvendosje dhe LDK kanë zhvilluar dje takim mes vete si tentativë për ta finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes tyre. /Insajderi.com