I merr si pasagjerë, taksistin nga Durrësi e dhunojnë dhe i marrin makinën

I merr si pasagjerë, taksistin nga Durrësi e dhunojnë dhe i marrin makinën

Një shofer taksi nga Durrësi ka rënë pre e grabitësve ditën e djeshme.

Policia e Vlorës bën me dije se B.E., 48 vjeç, banues në Durrës, kishte marrë pasagjer dy persona nga Durrësi për në Vlorë, të cilët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.

Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip Benz dhe janë larguar. B.E., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prej mbrëmjes së djeshme, policia thotë se janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës.

Gjithashtu, sipas policisë, po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa për arsye hetimi blutë e Vlorës nuk kanë bërë të ditur më tepër të dhëna.