fbpx

Merret në pyetje polici abuzues – Çfarë deklaroi për videon duke treguar organin gjenital

Merret në pyetje polici abuzues – Çfarë deklaroi për videon duke treguar organin gjenital

Polici i arrestuar, Berhan Bajrakurtaj, është marrë në pyetje në orët e vona nga policia e Shkodrës, por ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij se ka ngacmuar seksualisht nje vajze te mitur, pa dhënë detaje.

Ekspertët i kanë bllokuar telefonin celular dhe po kryhet verifikimi i tij, bisedat e bëra, pamjet dhe videot si dhe çdo detaj tjetër që i shërben hetimit.

Në të njejtën kohë do të kërkohet nga media që publikoi videon, te merret kontakti me nënën e vajzës dhe çdo informacion tjetër që zbardh apo ndihmon hetimet e nisura, bëjne me dije burime policore.

Sipas ‘Shkodra News’, në pyetje është marrë edhe drejtoresha e gjimnazit te Gruemires, që ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni dhe është shprehur e habitur që ne shkollën e saj të ketë nje problem të tillë.

Ne rrjetin social ‘Facebook’ pak ore pas ngjarjes, ne njerin nga profilet e efektivit qe ka qene edhe i perdorur prej tij, jane fshire te gjitha pamjet, fotografite si dhe te dhenat e tjera.