Merret vendimi, kjo është data kur opozita do të ngrihet sërish në protestë

Merret vendimi, kjo është data kur opozita do të ngrihet sërish në protestë

Pas përmbylljes së protestës së gjashtë, duket se opozita e bashkuar nuk do të ndalet me kaq.

Është vendosur që më datë 31 maj të jenë sërish në shesh.

Kjo është data kur opozita do të mbajë protestën e shtatë kombëtare.

Ende nuk dihet nëse opozita do të vijojë me protestat ashtu siç ndodhi ditën e sotme, pa incidente.

Ajo që vlen të përmendet është fakti që sot pati vetëm një përplasje të vogël tek parlamenti me përdorimin e shashkave dhe disa gurëve, ndërsa policia u përgjigj me ujë.

Përgjithësisht protesta kaloi paqësisht, ndërsa Basha në përfundim të saj u shpreh se zgjidhja e krizës vjen me largimin e Edi Ramës./Express