Merret vendimi për shoferin e autobusit të aksidentuar në Kroaci

Merret vendimi për shoferin e autobusit të aksidentuar në Kroaci

Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci e që si pasojë vdiqën 10 persona, është dënuar me një muaj paraburgim nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, njofton Insajderi.

Ky vendim u mor për shkak të rrezikut të arratisjes.

“Gjyqtari hetues urdhëroi paraburgimin, dmth paraburgimin për një muaj, për shkak të mundësisë së largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Ai tani do të dërgohet në burg. Sot ai deklaroi vetëm rreth paraburgimit ai nuk dha asnjë dëshmi”, tha Zëvendësi i Avokatit të Shtetit të Qarkut, pas vendimit të sotëm.

“Në asnjë moment ai nuk më tha se ishte në gjumë”, tha Igor Cisper, avokati i shoferit, duke shtuar se nuk mund të thoshte atë që iu tha.

Siç bëri të ditur para gazetarëve gjyqatri hetues, Mile Soldo, Kroacia nuk ka marrëveshje me Kosovën për Ekstradimin e shtetasve të saj.

“Paraburgimi u urdhërua për shkak të rrezikut që ai të shpëtojë, ai është shtetas i Republikës së Kosovës, Kroacia ka disa marrëveshje me Kosovën, por nuk ka marrëveshje për ekstradimin e shtetasve të saj kundër të cilëve procedurat janë duke u zhvilluar”, tha Soldo.

“Procedura do të zhvillohet në Kroaci, por ekziston mundësia që ajo të zhvillohet edhe në Kosovë. Ekziston një marrëveshje e tillë midis Kroacisë dhe Kosovës. Një propozim i tillë duhet të vijë nga shteti”, shtoi më tej ai.

Gjykatësi më tej tha se një seancë tjetër do të mbahet sot, pasi Avokati i Shtetit njoftoi se ai do të propozonte marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus.

Shoferi 52-vjeçar i autobusit kosovar që u aksidentua më 25 korrik, mbrojti vetën me heshtje gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod. /Shqip.com