Kur jeni duke ecur vetëm nuk keni nevojë ta mbani maskën, pa u frikësuar se do të gjobiteni, njofton Insajderi.
Kështu është vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, masa lehtësuese anti-COVID që të premten u miratuan nga Qeveria e Kosovës.
Deri më tash maska ka qenë e obligueshme gjatë gjithë kohës sa jeni jashtë, por tash kjo ndryshon.
Megjithatë, maska vendosja e maskës është e detyrueshme kur nuk jeni vetëm – dhe gjobiteni nëse se respektoni.
Gjobitja është e rregulluar me ligjin anti-COVID, të miratuar vitin e kaluar nga Kuvendi i Kosovës.
Masat e reja hynë në fuqi nga e hëna e 31 majit. /Insajderi.com