
Rasti i të miturit, Aulon Zeka, i cili u vra në muajin shtator të vitit të kaluar, ende është duke u zvarritur nëpër gjykata.
Familja e tij janë duke pritur që drejtësia të vihet në vend sa më shpejtë për djalin e tyre 16 vjeçar.
Babai i të ndjerit, Afrim Zeka, vazhdon ta kujtojë me mall djalin e tij, shkruan Indeksonline.
Ai ka publikuar në facebook tri fotografi, në të cilat shihet biseda e fundit me djalin e tij të vrarë, shkruan Magazina.al.
“O lon lajmrohu bab se na tranove more se du me shku polici met lajmru”, është njëri nga mesazhet e publikuara nga babai i Aulonit.