Mesazhet e Veliajt që i kushtuan shqiptarëve 110 milionë euro

Mesazhet e Veliajt që i kushtuan shqiptarëve 110 milionë euro

Ish- ministri i Financave, Arben Malaj bëri me dije për opinionin publik disa detaje dhe deklarata mjaft të forta.

Në intervistë për opinion mbrëmjen e djeshme, fill pas shkarkimit nga detyra si anëtar i  Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Malaj tregoi se shqiptarët do të paguajnë një gjobë prej 110 mln euro për shkak të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Malaj iu referua gjyqit që qeveria ka patur me pronarin e Agon Channel, televizioni i cili u mbyll disa vite më parë pas përplasjeve të ashpra me qeverinë.

Malaj u shpreh se pronari Italian Becchetti e ka të fituar gjyqin për shkak të mesazheve kërcënuese që kryebashkiaku Veliaj dhe Edi Rama kishin dërguar në adresë të tij.

Pjesë nga deklaratat

Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptarë për Becchettin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur… e dini këtë apo jo… 110 milionë… po gjoba që do i vijë Shqipërisë?

Blendi Fevziu: Përse me mesazhet… jo s’e dija këtë?

Arben Malaj: T’i jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij: mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…

Bledni Fevzu: Këto mesazhe janë përdorur si argument thoni ju?

Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga një politikan është menjëherë i fituar. Po këta janë kalamaqër, janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.

Kuvendi vendosi shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë. 72 deputetë votuan pro shkarkimit të ish- ministrit të Financave, çka tregon se socialistët nuk kanë qenë të unifikuar në lidhje me këtë vendim.