Mesazhi i Gent Cakajt për krerët e partive politike të Luginës së Preshevës

Mesazhi i Gent Cakajt për krerët e partive politike të Luginës së Preshevës

Ministri Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka falënderuar krerët e partive politike të Luginës së Preshevës, me të cilët ditë më parë u pajtuan që partitë shqiptare të garojnë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

“Pas një pune të pakursyer e plot vullnet për të bërë më të mirën për Luginën e Preshevës, iu detyrohem edhe një falënderim të gjithë krerëve të partive politike që u bënë pjesë e marrëveshjes së unitetit, Shaip Kamberit, Sami Salihut, Shqiprim Musliut e, veçanërisht, Shqiprim Arifit, i cili gjatë gjithë procesit ka shfaqur jo vetëm një vullnet të madh për të bashkuar politikisht Luginën, por edhe gatishmëri për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake”, ka shkruar Cakaj, njofton Insajderi.

Bashkimi i partive shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhje me një listë te vetme zgjedhore, është arritur me iniciativën e ministrit Cakaj. Ky bashkim do të mundësojë që shqiptarët të kenë më shumë ulëse në Parlamentin e Serbisë.