Meshat në Kosovë do të mbahen pa besimtarë, shkak pandemia

Meshat në Kosovë do të mbahen pa besimtarë, shkak pandemia

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka vendosur që meshët në Kosovë të kremtohen pa pjesëmarrje të besimtarëve, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Katedrales Nëna Tereza, në Facebook, ku tutje thuhet se ky vendim është marrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

“Ju lajmërojmë se, për shkak të gjendjes së rëndë që është krijuar ditët e fundit në Vendin tonë, Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, nëpërmjet një letre dërguar meshtarëve, ka vendosur që meshët do të kremtohen pa pjesëmarrje të besimtarëve”.

“Në Famullinë e Prishtinës do të ketë vetëm një meshë, që do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në orën 11:00, në të cilën ju ftoj të na bashkoheni në LIVE- Streaming në FB të Katedrales”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/

Të dashur besimtarë/e,

Ju lajmërojmë se, për shkak të gjendjes së rëndë që është krijuar ditët e fundit në Vendin…

Posted by Katedralja Nënë Tereza – Mother Teresa Cathedral – Prishtinë on Saturday, August 1, 2020