Mësimdhënësi nga Prizreni që u ftua nga Gjykata Speciale thotë se do të përballet pa avokat

Mësimdhënësi nga Prizreni që u ftua nga Gjykata Speciale thotë se do të përballet pa avokat

Elmi Bytyqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vet ish- pjesëtari i UÇK-së, përmes një njoftimi në llogarinë ‘Facebook.’

Bytyqi, i cili punon si mësimdhënës në Prizren, ka thënë se me datë 31 të këtij muaji do të intervistohet në dhomat e specializuara për krime lufte në Prishtinë, derisa do të përballet pa avokat.

“Bashkluftetar,familjar miq dhe kolegë të nderuar!
Ju njoftoj se me datën: 31.10. 2019, në ora 9.00. do të intervistohem nga Gjykata Speciale e Hages, në dhomat e specialuzuara për krime lufte , në Prishtinë. Me Gjykaten në fjalë do të përballem i vetëm dhe pa avokat”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi gjithashtu ka thënë se nuk ka kush që mund ta gjykojë luftën e drejtë të ushtrisë çlirimtare për liri.

“Gjithë jeten time me mundësite, dijen dhe aftesitë e mia njerzore dhe profesionale , jamë munduar të isha në shërbim dhe në të mirë të Atdheut.
I tillë mundohem të jemë edhe sot , ku punoi , si mësimdhënës në Qytetin e Prizrenit . Punoi me shumë vullnet , përkushtim e dëshirë. Une,besoi dhe shpresoj se do fitoi drejtësia. Ne , në radhat e UÇK-së bëme luftë të drejtë dhe të pa kompromisë ndaj armikut. Ne , nuk u gjunjuzuam edhe atëhere kur ishte më se veshtiri. Nuk ka kush që mund ta gjykojë luftën e drejtë të ushtrisë çlirimtare për liri!”, ka përfunduar Bytyqi.