Mësohet gjendja shëndetësore e Sami Lushtakut

Mësohet gjendja shëndetësore e Sami Lushtakut

Sami Lushtaku ditë më parë kishte udhëtuar për në Gjermani, ku dhe kishte bërë disa kontrolle mjekësore, për shkak të problemeve të tij kardiologjike.

Ani pse vizita e tij sipas Mërgimit, djalit të Sami Lushtaku, më shumë kishte qenë me qëllim të vizitave private tek disa familjarë.

Mërgim Lushtaku, i kontaktuar nga Insajderi, pranoi se ish-kryetari i Skenderajt, ka pasur disa kontrolle mjekësore në shtetin gjerman.

Ai tha se gjendja e tij është e mirë, dhe sot është kthyer në Kosovë.

“Vizita e tij ka qenë më shumë e karakterit privat, ku i ka vizituar disa familjarë në Gjermani. Mirëpo, gjatë kësaj vizite ai ka kryer disa kontrolle mjekësore me qëllim ta shoh a po përputhen rezultatet e mjekëve kosovarë me ata gjermanë. Sot është kthyer në Kosovë, anipse unë ende nuk e kam parë. Rezultatet e kontrolleve të mjekëve kanë dalur mirë, dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, ka thënë Lushtaku.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku që një kohë të gjatë është duke vuajtur nga problemet në zemër. Ai gjithashtu një kohë të gjatë kishte qenë i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare, konkretisht në repartin e Kardiologjisë./Insajderi.com