
Mbi 7 mijë euro para të gatshme ka deklaruar se i mban në institucionet bankare, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në deklarimin e pasurisë për Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), për vitin 2019, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar se në bankë mban 7,332 euro të gatshme, raporton Gazeta Insajderi.
Ndërkaq, Veseli ka deklaruar se si pasuri të paluajtshme posedon një lokal afarist në emër të tij, një banesë në emër të bashkëshortes, si dhe shtëpi e disa hektarë tokë në emër të prindit.
Prejardhjen e parave për blerjen e lokalit afarist prej 270 metrave katror, Veseli ka deklaruar se bëhet fjalë për kredi bankare. Ka deklaruar se ka marrë kredi në vlerë prej 110 mijë eurove në kohëzgjatje prej 72 muajve.
Po ashtu, Veseli ka deklaruar se posedon një veturë të markës “Jeep”, në vlerë prej mbi 10 mijë eurove.