Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nesër në orën 16:00, pritet të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si�" />

Mësohet se kur do të kthehet Veseli në Kosovë

Mësohet se kur do të kthehet Veseli në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nesër në orën 16:00, pritet të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton Gazeta Blic, Veseli i ka ftuar anëtarët e kryesisë së PDK-së, të mbajnë mbledhje urgjente nesër në orën 19:00.

Mbledhja do të jetë për vendosjen e hapave të mëtutjeshëm, pas situatës që u krijua sot nga dorëheqje e Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit.

Veseli, është në Uashington në vizitë zyrtare, ku ka takuar disa nga politikanët amerikanë.

Ai ka thënë sot se është njoftuar nga mediat për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, teksa ka shtuar se PDK, do të shohë se çfarë vendimesh do të merr lidhur me këtë situatë.

Haradinaj dha dorëheqje sot, teksa vendi pritet të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të jashtëzakonshme.