fbpx

Mësohet se sa i fuqishëm ishte shiu që ra të hënën në Prishtinë

Mësohet se sa i fuqishëm ishte shiu që ra të hënën në Prishtinë

Shërbimi i meteorologjisë, Prishtina Weather, ka zbuluar specifikat e shtrëngatave me shi, që u zhvilluan gjatë së hënës mbi Kosovë.

Shiu i madh nisi nga orët e hershme të mëngjesit, e në pasdite përfshiu edhe kryeqytetin e vendit, Prishtinën.

Rreth orës 16, kur stuhia kaloi mbi Prishtinë, intensiteti i të reshurave për një çast arriti deri në 149.6mm/h, ka bërë të ditur PW.

Era pati hove deri në 20.6m/s (74km/h), ka treguar më tej shërbimi i meteorologjisë, në Facebook.

Deri në mbrëmje, sipas PW, sasia e akumuluar e të reshurave arriti në 17mm.