Lirije Hoxha është mësuese në fshatin Kërrabë të Vogël. Ajo udhëton çdo ditë me gomar mes maleve për katër orë në një drejtim – nga Funari për në Kërrabë – për të mbërritur në shkollë në orën 8.
“Çdo ditë bëj nëntë orë rrugë nëse i bie nga Mollagjeçi në këmbë. Ndërsa, nëse i bie këndej nga malet, e bëj për tetë orë vajtje-ardhje. Një vesë shiu të bjerë rrëshqasin gurët dhe mund të më vrasin.
E vetmja forcë që më japin janë nxënësit që më presin çdo ditë dhe dëshira ime e madhe është që të sjell diçka të re në mësimdhënies se po shoh që po shkatërrohet”, ka thënë ajo.
Nxënësit e adhurojnë mësuesen e tyre që vjen edhe në kohë me borë. Dëshira e saj është që ta japë në maksimum këtë kontribut në një zonë më të afërt. Ajo dëshiron që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet në zonë. /TCH/