Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB, sjell përfitime edhe për Bashkësinë Ndërkombëtare

Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB, sjell përfitime edhe për Bashkësinë Ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon, njofton Insajderi.

Meta, përmes një postimi në “Facebook”, me rastin e 75 vjetorit të themelimit të OKB-së, theksoi se nëse Kosova do të anëtarësohej në të gjitha organizatat ndërkombëtare, do të sillte përfitime në gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

“Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare”.

Meta, në 75 vjetorin e themelimit të OKB-së, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka marrë nga kjo organizatë për 65 vjet me radhë, nga anëtarësimi i saj.

“Në këtë 75-vjetor të Organizatës sonë, shprehim mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga OKB, që provoi edhe në këtë vit fatkeqësish natyrore për vendin tonë, se ishte një partnere e vërtetë, veçanërisht me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik dhe përballimit të COVID-19./Insajderi.com