Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë konferencës për media së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka qenë de" />

Meta: Mund të kisha bërë më shumë për Kosovën, nëse do të kisha më pak probleme të brendshme

Meta: Mund të kisha bërë më shumë për Kosovën, nëse do të kisha më pak probleme të brendshme

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë konferencës për media së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka qenë detyrë kushtetuese që të kontribuojë për Kosovën.

“E vetmja keqardhje që mund të kem është se unë mund të kisha bërë më shumë për Kosovën” ka thënë Meta.

Meta ka thënë se edhe presidenti i zgjedhur i Shqipërisë do të vazhdojë të kontribuojë për të mirën e Kosovës.

“Nuk pranoj asnjë falënderim sepse kam bërë detyrën kushtetuese dhe morale siç e ka dhe çdo qytetarë i Shqipërisë dhe e vetmja keqardhje është se mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme”, ka thënë më tutje Meta.

Nga dita e hënë në mëngjes do të bëjë shumë herë më tepër edhe për Kosovën.Është e rëndësishme ta theksojmë këtu vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sepse ajo çimentoi pavarësinë e Kosovës dhe rrugën e lirisë në të cilën hyri Kosova”, tha tutje Meta./Insajderi.com