Meta në Lezhë: Kam ardhur me eskortën dhe miqtë për të mbrojtur votat

Meta në Lezhë: Kam ardhur me eskortën dhe miqtë për të mbrojtur votat

Ish- kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shkoi mesditën e sotme në Shëngjin të Lezhës, pas incidentit të ndodhur ku persona të armatosur qëlluan me armë. Ai tha për mediat se ka shkuar për të mbrojtur votën e lezhjanëve.

“Nuk do të presim as nga vëzhguesit e OSBE/ ODIHR të na ruajnë votat. Të gjithë të rinjtë e LSI-së të ngrihen në këmbë në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë sepse Shqipëria po hedh verdiktin e saj në mënyrë të vendosur prandaj janë tërbuar zagarët e krysadistit të cilëve u thuhet nëse nuk mbushin kutitë nesër do futen në burg”, ka thënë ai, njofton Gazeta-Shqip.

“I thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vetë dhe miqtë e vetë për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Sot është ora finale që Lezha ti kthehet qytetarisë dhe normalitetit dhe i ftojë të gjithë që të votojnë. Të ngrihemi të gjithë për dërrmuar bandat e rilindjes, bandat e drogës, bandat që duan të vjedhin votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe fëmijëve të Lezhës”, deklaroi Presidenti i zgjedhur.