Meta: Nuk hyj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Meta: Nuk hyj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një intervistë u shpreh se nuk përzihej fare në çështjen e dialogut midis Kosovës edhe Serbisë, si Presidenti i Shqipërisë dhe as si shtet shqiptar.

Ai theksuar se nuk do të ndërhyj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi e cilësohen si humbje të sovranitetit kosovar.

“Unë nuk hyj fare në çështjen e dialogut midis Kosovës edhe Serbisë, si Presidenti i Shqipërisë dhe as si shtet shqipatar. Kush dëshiron të hyjë në mënyrë klandestine… E vetmja këshillë e imja miqësore ka qenë dhe mbetet, të koordinohen me njëri-tjetrin, përfshirë dhe udhëheqësit e opozitës në Kosovë. E dyta të koordinohen më patnerët tanë ndërkombëtarë sidomos me këta tre të parët, por dhe me të tjerët të gjithë kanë kontributin e tyre që Kosova është ajo që është sot, dhe kjo është gjithë çështja dhe kjo është gjithë historia. Në momentin që Shqipëria ndërhyn do të thotë që nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e institucioneve të saj, të zgjedhjeve të saj për të vendosur për të ardhmen e saj në një mënyrë më të mirë”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për Ora News.