Meta: Nuk mund të luhet me kufijtë në Ballkan si një fletore vizatimi

Meta: Nuk mund të luhet me kufijtë në Ballkan si një fletore vizatimi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se nuk mund të luhet me kufijtë në Ballkan dhe kudo tjetër, si përpara një fletoreje vizatimi.

Meta përmes një statusi në ‘Facebook;, ka thënë se duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të matur për ta ruajtur atë edhe në rajonin tonë, që i ka ende të freskëta plagët e gjenocidit dhe konflikteve etnike e fetare.

“Paqja nuk izolohet nga kufijtë. Ndaj duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të matur për ta ruajtur atë edhe në rajonin tonë, që i ka ende të freskëta plagët e gjenocidit dhe konflikteve etnike e fetare.
E rëndësishme është të kuptojmë se e ardhmja është vetëm bashkëjetesa.
Nuk mund të luhet me kufijtë në Ballkan dhe kudo tjetër, si përpara një fletoreje vizatimi.
Të punojmë të gjithë, jo për ndryshim të kufijve, por për heqje të tyre, për partneritet të plotë, në pozita të barabarta, me një angazhim të përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Meta.