Meta publikon hapat e “grushtit të shtetit”, u bën thirrje shqiptarëve të dalin kundër ‘puçistëve”

Meta publikon hapat e “grushtit të shtetit”, u bën thirrje shqiptarëve të dalin kundër ‘puçistëve”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vijon të publikojë të dhëna dhe fakte që sipas tij, kanë çuar në të ashtuquajturin “grusht shteti”.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka analizuar 8 pika që sipas tij janë ndërmarrë nga ana e mazhorancës për të marrë në kontroll të gjitha institucionet dhe për të realizuar grushtin e shtetit.

Për këtë arsye, Ilir Meta i fton edhe njëherë qytetarët që të marrin pjesë në manifestimin e thirrur prej tij më 2 mars.

“Vjedhja e zgjedhjeve të 2017-ës, duke përdorur çunat problematikë, sipas dosjeve 184 të Dibrës dhe 339 të Shijakut, që lëvizin si top ping-pongu nga një zyrë e prokurorisë në tjetrën. Përdorimi i Policisë së Shtetit në manipulimin e zgjedhjeve, siç rezulton në këto dosje, e frymëzuar edhe nga thirrja publike e Kryeministrit Edi Rama ndaj çdo polici për të bërë fushatë për Partinë Socialiste”, ka thënë Meta në një nga pikat.