Meta refuzon emërimin e Skënder Gjinushit si kryetar të Akademisë së Shkencave

Meta refuzon emërimin e Skënder Gjinushit si kryetar të Akademisë së Shkencave

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Në dekretin e publikuar sot  thuhet se Presidenti i Republikës kreu një vlerësim gjithëpërfshirës të kuadrit kushtetues, jurisprudencës kushtetuese dhe bazës ligjore që rregullon veprimtarinë e Akademisë së Shkencave.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa rivalë. Në total votuan 43 akademikë.

Akademiku Artan Fuga dhe Partia Demokratike i cilësuan zgjedhjet farsë. Gjinushi u zotua se do ta mbaj larg politikën nga akademia dhe se do ta reformojë atë.