Meta takohet me Erdoganin: Marrëdhëniet tona tradicionale, të shkëlqyera

Meta takohet me Erdoganin: Marrëdhëniet tona tradicionale, të shkëlqyera

Marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë një të ardhme mjaft premtuese.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese”, është shprehur Meta pas takimit.

Ai është shprehur, “mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Evropën nga emigracioni i paligjshëm”.

Presidenti Meta mori pjesë sot në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.