Meta: Zbrazja e vendit rrezikon të kthehet në fatkeqësi kombëtare

Meta: Zbrazja e vendit rrezikon të kthehet në fatkeqësi kombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ikja e qytetarëve me ritmin që është duke ndodhur, rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare, përcjell Insajderi.

Meta përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me raportin e Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, ku theksohet se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë.

Ai ka shtuar se çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

“Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”, ka shkruar Meta./Insajderi.com


Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e…

Posted by Ilir Meta on Thursday, 29 April 2021