“Metoda tipike e VV-së për ta paraqitur LDK-në keqdashëse” – reagonë anëtari i PSD-së

“Metoda tipike e VV-së për ta paraqitur LDK-në keqdashëse” – reagonë anëtari i PSD-së

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Gëzon Kastrati ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu rreth postit të presidentit, ku tha sa duhet të jetë i përshtatshëm edhe për VV-në.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka shkruar se kjo cfarë është duke deklaratuar Aliu është metodë e Vetëvendosjes për ta paraqitur partnerin e tyre [v.j LDK-në], si keqdashëse.

“Kamuflimi i interesave per sa me shume pushtet, nepermjet “korrektesise publike” duke tentuar ta paraqesin partnerin si te paarsyeshem dhe keqdashes eshte metoda me tipike e VV-se”, ka shkruar Kastrati.

Tutje Kastrati ka shtruar edhe disa pyetje lidhur me mosmarrëveshjen e VV-së dhe LDK-së për koalicion.

“Nese kjo eshte logjika e funksionimit ne partneritet atehere pse para 26 dhjetorit keni propozuar vazhdimisht qe Kryetari i Kuvendit i takon LDK-se edhe pse asnjehere nuk u diskutua per emer te pervecem dhe nuk u parapa pelqim i partnerit?! A nuk eshte kjo mbeshtetje bllanko? Pse keni pranuar qe 5 ministri t’i udheheqe LDK-ja pa u diskutuar fare emrat e pervecem qe do te jene ministra dhe pa u parapa pelqim i partnerit?! A nuk eshte mbeshtetje bllanko kjo?!”, ka shkruar Kastrati.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë sot se emri i propozuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës për President të Kosovës, duhet të jetë i pëlqyer nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aliu, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka deklaruar se LVV dëshiron koncensus sa i përket emrit të propozuar nga LDK-ja për president.

“Çështja është që të kemi koncensus për sa i përket kandidatit. Për ne ka qenë krejtësisht e qartë që është në rregull që propozimi të jetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por ai propozim i LDK-së le të jetë i pëlqyer edhe nga Lëvizja Vetëvendosje”, është shprehur Aliu. /Insajderi.com