Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se sonte nga ora 00:10, nga pika kufitare Morinë deri në Bajgorë do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim, të cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m.
Sipas ministrisë, përcjellja e tyre do të bëhet nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë).
“Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse.
Lusim pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në ketë periudhë kohore të zhvillimit te transportit te jashtëzakonshëm në këtë itinerar dhe ti gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona te gjata. Kërkojmë mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim./Insajderi.com