Mickoski letër ndërkombëtarëve: Tash nuk është koha për regjistrim

Mickoski letër ndërkombëtarëve: Tash nuk është koha për regjistrim

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shkruar një letër deri tek ambasadorët të cilët përfaqësojnë faktorin ndërkombëtar në vendin fqinj, në të cilën letër propozon që të shtyhet procesi i regjistrimit për në vjeshtë, teksa zgjedhjet lokale të mbahen nga 1 deri në 15 nëntor.

“Lufta kundër gjendjes së rëndë epidemiologjike, mungesa e vaksinave, kombinuar me regjistrimin në terren, do ta vë në rrezik serioz shëndetin publik. Unë nuk dyshoj në nevojën për një regjistrim kredibil, por për momentin nuk është koha për të.

Ne duhet të fokusohemi para së gjithash në luftën kundër sfidave shëndetësore të cilat janë para nesh. Pasi të tejkalohet kriza shëndetësore ne serish mund të orientohemi drejt regjistrimit”, thuhet në letrën e Mickoskit, i cili po shërohet nga COVID-19 në Klinikën Infektive në Shkup. /Insajderi.com