Mickoski paralajmëron protesta në Maqedoninë e Veriut

Mickoski paralajmëron protesta në Maqedoninë e Veriut

Lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, ka paralajmëruar fillim të protestave tematike për shkak gjendjes së rëndë ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, partive politike dhe sektorit joqeveritare të cilët ndjen revolt ndaj pushtetit aktual të marrin pjesë në protestat.

Protesta e parë do të mbahet të mërkurën në orën 18.00 dhe do të filloj para Ministrisë së drejtësisë dhe do të mbarojë të Komisioni Rregullator për Energjetik.Tema e protestës do të jetë çmimi i lart të energjisë elektrike.

“VMRO-DPMNE kërkon të rishqyrtohet vendimi i Komisioni Rregullator për Energjetik dhe të ulet marzhi i furnizuesit universal i cili ndikon rritja e çmimit të energjisë”, ka deklaruar Mickoski.

Ai ka thënë se qeveria e re e ka ndryshuar Planin Urbanistik të Tetovës, me çka i kanë mundësuar biznesmenit Daka që të ndërtojë banesa.

“Edhe ditën e parë qeveria e vjetër me mandat të ri, Zaev dhe BDI e shfrytëzuan jo për të ndihmuar popullin por për të ndryshuar Planin Urbanistik të Detajuar në Tetovë, që të mund në tokën e biznesmenit kontrovers Daka të ndërtohen banesa, një biznes me vlerë rreth 200 milionë euro. Dhe ndërkohë shihni se çfarë heshtje është nga ana e pushtetit. Heshtin dhe lusin Zotin që të tejkalohet kjo temë për shkak se janë kapur në krim”, tha Mickoski.

Ai tha se na presin ditë më të rënda dhe dhjetëra qytetar mund të mbeten pa punë. /Insajderi.com