Mickoski sërish premton shumicë të re parlamentare

Mickoski sërish premton shumicë të re parlamentare

Kreu i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp u shpreh i zhgënjyer pasi nuk është realizuar takimi i premtuar nga kreu I LSDM-së Zoran Zaev në lidhje me Ligjin për Shtetësinë. Mickoski tha se VMRO-ja tashmë ka marrë propozim ligjin dhe se do të propozojë amendamente shtesë.

“Deri më sot, deri në këtë 1 qershor një bisedë e tillë nuk është realizuar. Askush nuk na ka informuar çfarë përmban marrëveshja.  Deputetët i kanë marrë amendamentet në mënyrë zyrtare nën suaza të procedurave parlamentare, i kemi parë, dhe në bazë të marrëveshjes mes Zoran Zaevit dhe Aleancës dhe Alternativës, ne do të propozojmë amendamente tona, që mendojmë që duhet të jenë në këtë ligj”, tha Hristijan Mickoski –kryetar I VMRO-DPMNE-së, raporton Insajderi.

Kreu i opozitës  maqedonase Hristijan Mickoski deklaroi  se subjekti i tij politik dhe partnerët e koalicionit opozitare çdo ditë kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Qëllimi kryesor i funksionimit të opozitës është që të kërkoj zgjedhje të parakohshme, në rast se beson, a ne fortë besojmë dhe atë bashkë me popullin se kjo qeveri keq po i menaxhon punët në Maqedoni dhe keq po e udhëheq Maqedoninë, ashtu që pyetjen se vallë do të kërkoni duhet të jetë se kur do të kërkoni zgjedhje. Ndërkohë që ne kërkojmë çdo ditë dorëheqje të kësaj qeverie dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Mickoski.

Mickoski pa mos zbuluar detaje të reja sa i përket shumicës së re parlamentare të paralajmëruar nga ai disa herë, theksoi se në bisedime janë të përfshirë edhe përfaqësues të grupit parlamentar të LSDM-së

“Po në këtë moment nuk do të kisha dashur të shpalos detaje, sepse po punohet në atë shumicë të re parlamentare. Në momentin kur do ti kemi ato 61 deputetë do ta njoftojmë opinionin, por se a është përfshirë një pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së në ato bisedime, po është e përfshirë”, u shpreh Mickoski. /Insajderi.com